Balkan Pearls Tour Operator

Shën Valentini në Dubai!

Emiratet Arabe per vetem 599 euro, 6 dite.

Related image

Dita e Parë, 10 Shkurt 2018: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.35, Mbrritja në Dubai në orën 21.20. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 11 Shkurt 2018: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj. 
(Opsionale), Darkë Luksoze në Hotelin Burj Al Arab, Hoteli më luksoz në botë dhe i vetmi hotel me 7 yje.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 12 Shkurt 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. 
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 13 Shkurt 2018: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.   
Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 14 Shkurt 2018Mëngjesi në Hotel. Dite e lirë për Plazh dhe Shopping.
(Opsionale), Hyrje ditore në Aquaparkun më të famshëm ne Dubai quajtur Aquaventure Atlantis the Palm, në të cilin ndodhet rrëshkitsja me e famshme nënujore quajtur Leap of Faith, kompleks i cili ndodhet në ishullin më të madh articificial të ndërtuar ndonjëherë quajtur Palm Jumeirah.

(Opsionale), Në mbrëmje, shëtitje e organizuar me anijen tradicionale “Dhow” ku do të shijoni pamjet e mrekullueshme të qytetit, e shoqëruar kjo me një darkë bufe në ambientet e anijes.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 15 Shkurt 2018: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.10. Mbrritja në Shkup në orën 12.05. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Hoteli ku do te akomodohet Grupi

Al Farej Hotel 3* - Deira, Dubai - https://booki.ng/2B0mOKv

 Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai. 
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale. 

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79 
2. Darkë në Hotel Burj Al Arab - €179
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa - €49
4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow - €43
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë - €47
6. Hyrje në Aquaparkun "Aquaventure" në Atlantis the Palm - €89

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.